Site icon Telegrafi

Fituesit e Skena UP

Çmimin “Adriana” për aktoren më të mirë në programin e teatrit e fitoi Albena Grigorova nga Bullgaria. Gjithashtu, teatri “Dodona” ndau një mirënjohje speciale për shfaqjen “Bisha” me regji të Sergey Fedotovit nga Rusia.

Çmimi për filmin më të mirë në konkurrencën e filmave kosovarë i takoi atij me titull “Kuleta”, me regji të Diar Xanit.

Aktori më i mirë në programin e teatrit u shpall Robert Baranowski nga Zvicra, ndërsa për regjinë më të mirë po në programin e teatrit u shpërblye Emir Kapetanovic nga Bosnja dhe Hercegovina. “Thus” me regji të Bas Van Rijnsoever dhe Floor Van Leeuwen nga Holanda mori çmimin për shfaqjen më të mirë.

Për filmin më të mirë të animuar u shpërblye “Formic” me regji të Roman Kälin dhe Florian Wittmann nga Gjermania, për filmin dokumentar “Jothiammal Nagar” me regji të Claire Cahu nga Franca, kurse mirënjohje speciale iu dha filmit “Matanë lumit” me regji të Ilirian Himajt nga Kosova.

Filmin më i mirë i luajtur ishte “Sur mon coma bizarre glissent des ventres de cygnes”, me regji të Vincent Cardonas nga Franca.

Çmimin “Young European Award” në vlerë prej tre mijë eurosh e fitoi filmi “Ujku i vetëm” me regji të Antoneta Kastratit nga Kosova, kurse mirënjohje speciale “Young European Award” fitoi filmi “Dy biçikleta” me regji të Yekaterina Suvorovas nga Kazakistani. /SkenaUP/

Exit mobile version