Matt dhe Marilyn Fairfull nga Suffolk i Anglisë, janë fituesit e një milion funteve, që pretendojnë se paratë nuk do t’i ndryshojnë dhe do mbesin të njëjtit. Përfshirë edhe dhëmbët e tyre të prishura.
Burri 62-vjeçar, të cilit i mungojnë shumë prej dhëmbëve të përparmë, teksa të tjerët i ka të zgjatur përjashta gojës, refuzon të paguajë shumë para për t’i rregulluar, transmeton Telegrafi.
“Nuk do t’i rregulloj, sepse atëherë nuk do isha vetja. Jam i lumtur kështu si jam. Ndjehem si lider”, ka thënë Matt.
Por, gruaja tij dy vite më e moshuar, ishte e shpejtë ta korrigjonte, duke shtuar me butësi, se ‘po do t’i rregullojë’.
Megjithëse edhe vet i ka dhëmbët e dëmtuar dhe të nxirë, kjo nuk është prioritet i tyre, pasi fillimisht duan të bëjnë një shëtitje dhe të gostitin miqtë. /Telegrafi/