Bob dhe Pat Green kanë bërë një kërkesë për të gjetur një nuse për djalin e tyre 33-vjeçar, Stewart, i cili ende jeton me ata.
“Kemi jetuar në të njëjtën shtëpi qe 20 vite, ndërsa Stewart ende është duke jetuar me neve. Ai nuk është as i fejuar as i martuar, kështu që nëse dikush mund t’i ndihmojë atij, ai kërkon një nuse të pasur të cilës i pëlqen sporti”, ka thënë 64-vjeçari Bob, nga Horsham.