Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka ribërë të njohura veprat dhe autorët fitues për dy edicionet e para të çmimeve të mëdha shkencore kombëtare që akordohen prej saj.
Fituesit e vitit 2016 janë si më poshtë:
1. Çmimi i karrierës iu akordua gjuhëtarit Idriz Ajeti, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës;
2. Çmimi “Çabej” u fitua nga historiani Pëllumb Xhufi, me veprën monografike Àrbërit e Jonit;
3. Çmimi “Radovicka” u fitua nga studiuesi Niko Pano, me veprën Pasuritë ujore të Shqipërisë;
4. Çmimi i studiuesit të ri më të suksesshëm në shkencat shoqërore dhe albanologjike u fitua nga studiuesit Andi Rëmbeci dhe Sokol Çunga, me veprën “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”;
5. Çmimi i studiuesit të ri më të suksesshëm në shkencat natyrore dhe teknike u fitua nga studiuesi Rigers Bakiu, me veprën “Molecular Evolution of Pyroglutamylated RFamide Peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor”.
Fituesit e vitit 2017:
1. Çmimi i karrierës iu akordua shkrimtarit dhe mendimtarit Ismail Kadare, anëtar i Akademisë së Shkencave;
2. Çmimi “Çabej” u fitua nga akad. Kolec Topalli, me veprën “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”;
3. Çmimi “Radovicka” u fitua nga studiuesit Nazim Gruda dhe Andrea Shundi, me veprën “Hortikultura: vështrim enciklopedik”;
4. Çmimi i studiuesit më të suksesshëm të vitit në shkencat shoqërore dhe albanologjike u fitua nga studiuesi Aleksander Novik (dhe bashkautorët), me veprën “Ekspedita në detin Azov – Gjuha kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.