Çmimet e modës CFDA nxjerrin në pah stilistët më të mirë dhe mendjet krijuese të vitit të kaluar dhe ata që kanë pasur kontribut të rëndësishëm në industrinë e modës.
Por në një klimë sociale dhe politike në ndryshim, CFDA prezantoi një çmim që synonte të njihte ata që mbështesin ndryshime pozitive brenda komunitetit të modës.
Çmimi quhet ‘Ndikimi Pozitiv Social’ dhe më parë është fituar nga Model Alliance, e themeluar nga Sara Ziff e cila donte të bënte ndryshim në mënyrën se si trajtohen modelet, veçanërisht ato që ende nuk kanë bërë emra për veten e tyre.
Çmimi i ‘Ndikimit Pozitiv Social 2022’ iu dha kolektivit të quajtur The Slaysians. Ai përbëhet nga Laura Kim, bashkë-drejtoreshë kreative e Oscar dela Renta dhe Monse, Phillip Lim dhe Prabal Gurung, të cilët kanë të dy koleksionet e tyre të modës.
Në ceremoninë e sivjetme pati edhe dy çmime inauguruese. Laë Roach pranoi çmimin e stilistit. Ndikimi i tij stilistik mund të lidhet ngushtë me rritjen e modës meteorike të Zendaya.
Çmimi tjetër ishte për ‘Inovacionin’ dhe shkoi për Kim Kardashian dhe bashkëthemeluesit e saj të markës ‘Skims’, Jens dhe Emma Grede.
Në të kaluarën, çmimet për stilistë të veshjeve për femra dhe meshkuj të vitit iu takuan emrave të njohur si The Row, Proenza Schouler dhe Tom Ford.
Rockylli Lenny Kravitz fitoi çmimin ‘Ikona e Modës’. Stilistja Patti Wilson mori çmimin ‘Media’. Andrew Boltonit të Institutit të Kostumeve iu dorëzua ‘Çmimi i Themeluesit’.
Fituesit e tjerë përfshinin Raul Lopez, Elena Velez, Jeffrey Banks etj. Një dedikim iu bë edhe stilistit të ndjerë, Virgil Abloh.
Çmimet u dorëzuan nga Anna Wintour, Kerry Washington, Bradley Cooper, Trevor Noah, Joel Kim Booster, Keke Palmer dhe Cher. /Telegrafi/