Ndeshjet e para të 1/8 në Ligës së Kampionëve, janë zhvilluar me raundin e parë që ka sjell ndeshje të forta, duke shtuar dhe zvogëluar reputacionin e lojtarëve, menaxherëve dhe klubeve.
MARCA i ka analizuar të gjitha ndeshjet duke nxjerr më të mirët dhe më rë dobëtit.
Atletico Madrid i Diego Simeones
Pas një kohe ku nuk luante në nivel, Atletico Madrid u kthye në mënyrën më të mirë me fitores të merituar 2-0 ndaj Juventusit në Ëanda Metropolitano.
Ndryshimet e Simeone në formacionin fillestar dhe zëvendësimet gjatë lojës ishin të rëndësishme, pasi golat e Jose Maria Gimenez dhe Diego Godin iu dhanë atyre fitoren.
Vinicius Jr.
18-vjeçari luajti në udhëtim ku Real Madridi fitoi në ‘Johan Cruyff Arena’ ndaj Ajaxit.
Vrapimet e lojtarit bën që edhe Karim Benzema të tregojë formë të lartë në këtë ndeshje.
Iker Casillas
Portieri veteran luajti rol të rëndësishëm në ndeshjen ku Porto luajti në Stadio Olimpico ku u përball me Romën.
Spanjolli edhe pse pësoi dy gola, priti shumë të tjerë.
Kylian Mbappe
Paris Saint-German po mbështet te francezi, pasi Neymar dhe Edison Cavani munguan në Old Trafford.
20-vjeçari shënoi golin e dytë të PSG-së kundër Manchester United. Ai arriti në numrin e 14 golave.
Nicolo Zaniolo
Ylli i ri i Romës është 19-vjeçari, Nicolo Zaniolo. Ai në ndeshjen e parë me Porton shënoi dy herë.
Mesfushori sulmues shënoi golat e tij të parë në Ligës së Kampionëve.
Mauricio Pochettino dhe Tottenham
Tottenham me një këmbë është në çerekfinale falë fitores mahnitëse 3-0 ndaj Borussia Dortmund në Wembley.
Edhe pa Harry Kane dhe Dele Alli, djemtë e Pochettinos e gjetën rrugën e fitores me Son Heung-min, Jan Vertonghen dhe Fernando Llorente.
Dështimet
Cristiano Ronaldo
Juventusi nuk mundi të shtonte gol në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e zhvilluar në wanda Metropolitano.
Portugezi edhe pse ka shënuar shesh ndaj Atleticos, nu u tregua vendimtar në këtë ndeshje.
Luis Suarez
Uruguai nuk arriti të shënojë larg shtëpisë në Evropë për ndeshjen e 17-të me radhë, që nga sezoni 2015/16.
Barcelona nuk mundi të gjente rrugën e golit në Lyon në stadiumin Groupama dhe Suarez ishte fajtori kryesor.
Borussia Dortmund
Kryesojnë në Bundesligë, por nuk treguan asgjë në Ligën e Kampionëve, dhe janë në prag të daljes nga turneu.
As Jadon Sancho nuk mundi të shkëlqejë.
Manchester United
Që nga shkarkimi i Jose Mourinho, Djajtë e Kuq nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer kanë qenë në formë të mirë në Ligën Premier dhe FA Kupë.
Megjithatë, kjo formë nuk i ndihmoi në Ligën e Kampionëve pasi ata janë afër të eliminimit nga PSG i Thomas Tuchel.
Liverpool
Ndeshja e fundit në Ligën e Kampionëve, ishin zhgënjyes pasi barazuan pa gola me Bayern Munich në Anfield.
Djemtë e Jurgen Klopp treguan pak kreativitet dhe ambicie përballë kampionëve gjermanë.
Mohamed Salahun, veçanërisht luajti një ndeshje të dobët. /Telegrafi/