Një pronar dyqani lulesh në Meksikë, i ka klientët nga kompanitë amerikane të prodhimit, të cilat janë zhvendosur atje. Ndërsa një pronari meksikan të një biznesi të vogël: një dyqan kancelerie, i ka shkuar mirë biznesi në Shtetet e Bashkuara. Pra, në të dyja rastet, pronarët janë të kënaqur me bizneset e tyre jashtë vendit. Por ç’ndodh me punëtorët që mbeten pa punë pasi kompanitë i zhvendosin vendet e punës?
Dy biznese të ndryshme, në dy qytete. Njëri në një qytet të pjesës qendrore të të Shteteve të Bashkuara, me 2 milionë banorë.
Tjetri, në njërin prej shteteve më të pasura dhe me industri të zhvilluar të Meksikës, me popullsi 1 milion banorë.
Victoria Alday ka një tezgë për shitjen e luleve në rrethinat e Monterrey-t. Biznesi i saj bazohet kryesisht tek punonjësit e uzinës së kompanisë amerikane “Carrier”. Ajo është e zhgënjyer që “Carrier” nuk po i zhvendos 700 vendet e pritshme të punës në Meksikë. “Në se nuk do të ketë punë në fabrikë, kush do të ketë para për të blerë lule?”
Për meksikano-amerikanin Luis Bustos, ishte më e lehtë të kishte një dyqan kancelerie në Indianapolis, se sa në Meksikë. “Këtu m’u deshën vetëm 45 minuta punë në kompjuter për të filluar biznesin dhe nja dy orë më tepër për të marrë licencën, dhe gjithçka që nevojitej.”
Në 15 vitet e fundit Indiana humbi 100 mijë vende pune. Tani është duke i rifituar ato, por jo të gjitha. Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një marrëveshje që të përdoren 7 milionë dollarë nga taksat për të ruajtur vendet e punës në uzinën “Carrier”. /Telegrafi/