Fituesi i “Topit të Artë”, Luis Suarez Miramontes, është zotuar se do t’ia dorëzojë çmimin Robert Lewandowskit nëse nuk e fiton çmimin këtë vit.
Golashënuesi i Bayern Munichut dhe Polonisë ka shënuar sërish gola në vitin 2021, duke vazhduar formën e njëjtë nga viti 2020, ku shumë menduan se ai ishte fituesi i denjë pasi shënoi 55 gola me Bayern Munich dhe fitoi tre trofe.
Edhe pse ai fitoi çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë për meshkuj, “Topi i Artë” nuk u dha për shkak të pandemisë COVID-19 dhe Lewandowski nuk e mori trofeun individual të lakmuar.
Ai është ndër kandidatët kryesorë këtë vit, krahas lojtarëve si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jorginho.
Ish-futbollisti spanjoll Suarez, i cili fitoi “Topin e Artë” në vitin 1960, thotë se është koha që Lewandowski të marrë më çmimin që e dhuron ‘France Football’.
Por në rast se nuk e bëjnë, ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës është i gatshëm t’i japë 33-vjeçarit të tijin.
“Jepni Lewandowski ‘Topin e Artë’, dreqin! Nëse jo, unë do t’ju jap timin!”, ka thënë ai për Carrusel Deportivo.
?Luis Suárez en @carrusel
“A ese Lewandowski, dadle el Balón de Oro, coño!
Si no, le regalo el mío!”. pic.twitter.com/QUv7TCd2Xr— Sique RodríguezGairí (@SiqueRodriguez) November 2, 2021
Lewandowski theu rekordin e golave të Gerd Muller në Bundesligës në fillim të këtij viti.
“Arritjet e mia flasin vetë sepse dy vitet e mia të fundit kanë qenë një arritje e madhe, jo vetëm për mua, por për çdo lojtar në histori”, deklaroi ai.
Fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2021 do të shpallet më 29 nëntor në “Theatre du Chatelet” të Parisit. /Telegrafi/