Site icon Telegrafi

Fituesi i tenderit për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte do të dihet në vitin e ardhshëm (Video)

Fituesi i tenderit të 12-të për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte duhet të bëhet i ditur deri në fillim të vitit të ardhëm, paralajmëruan nga Shoqata aksionare ELEM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të korrikut, kompania gjermane Fihtner deri te Qeveria duhet të tregojë zgjidhjet më të mira ideore për digat që i dorëzuan kompanitë e interesuara, pas çka do të shpallet tender me kushtet e kërkuara. Nga ELEM thonë se të drejtë për pjesëmarrje në tender do të kenë të gjitha kompanitë e interesuara, e jo vetëm ato që dorëzuan zgjidhje ideore, mes të cilëve janë edhe dy konzorciume nga vendi.

”Ne sugjerojmë që jo gjithherë kompania të jetë investitor ose kontraktues. Nevojiten të tre gjërat, investitor, kontraktues dhe tregtarë të bashkohen dhe të marrin pjesë në këtë projekt” – tha për Alsat-M, Hristijan Mickovski, drejtor i përgjithshëm i ELEM.

ELEM dhe Qeveria në mënyrë drastike e ndryshuan qasjen për këtë projekt dhe tani nuk kërkohen kushtet e vjetra për dy diga të larta, por kërkohet zgjidhje tjetër që duhet të tërheqë investitorë.

Në korrik do të dihet sa diga do të ketë në Cërna Reka dhe i cilit lloj do të jenë. Mickovski paralajmëroi se për momentin ka një numër të madh të kompanive që janë të interesuara të marrin pjesë në tender, mes të cilave edhe një kompani e madhe nga Zvicra. Megjithatë, nuk janë kompanitë e mëdha energjetike nga Gjermania dhe Austria.

Deri më tani oferta më të mira për Çebren dhe Galishte kishte në vitin 2006 kur për ndërtimin e digave konkurruan kompania gjermane RwE dhe ajo austriake Verbund./Telegrafi/

Exit mobile version