Fituesi i medaljes së artë, gjimnasti Max Whitlock nuk ka hezituar që ta merr me vete në palestër vajzën njëvjeçare, me të cilën bëri akrobacione në trampolinë.
Fituesi i pesëfishtë i medaljes së artë olimpike, postoi një video u shihen duke u rrokullisur në trampolinë derisa mbante në kraharor bijën Willow, transmeton Telegrafi.
Përbri videos 27-vjeçari ka shkruar, “kur gruaja ime nuk është duke shikuar”, madje me këtë veprim i ka bërë të qeshin fansat e tij.
Max nga Essexi i Anglisë është i martuar me gjimnasten Leah Hickton, 28-vjeçe dhe dyshja sollën në jetë një vajzë në shkurt të vitit të kaluar. /Telegrafi/