Ekrani i madh i Kinemasë ABC në kryeqytet të mërkurën mbrëma u ndez për të shfaqur filmin i cili rrëmbeu çmimin kryesor, “Oscar”. Por vetëm 44 njerëz e panë atë. Premiera kosovare e “Spotlight” nuk zgjoi interesim të madh.
Ky film për herë të parë ishte shfaqur në shtator të vitit të kaluar, kur mori pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Në kinematë e ShBA-së kishte nisur të shfaqej në nëntor të 2015-s përderisa lansimi në mbarë botën nisi në janar të këtij vitit.
Në Kosovë arriti tek më 15 mars. Ka disa muaj që publiku kosovar ka pasur mundësi të shohë këtë film online nëpërmjet një ueb faqeje pirate.
Në film luajnë Mark Ruffalo, Michael Keaton, Rachel McAdams, John Slattery, Stanley Tucci, Brian d’Arcy James, Liev Schreiber dhe Billy Crudup (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).