Ekonomisti fitues i çmimit Nobel, Robert Shiller, e përshkroi Bitcoin si një “eksperiment interesant” dhe jo si të ardhmen e sistemit financiar.
“Bitcoin është një tjetër ide e zgjuar dhe jam i impresionuar me teknologjinë. Por ne po e mbivlerësojmë Bitcoin dhe duhet të fokusohemi më shumë te teknologjia blokchain, që ka edhe aplikime të tjera”, tha Robert Shiller në një bisedë për kriptovalutat në Davos.
Skepticizëm ka patur edhe zëvendësguvernatorja e Bankës së Suedisë (Riksbank), Cecilia Skinglsey.
“Kriptovalutat nuk përmbushin kriteret për t’u quajtur para, pasi nuk funksionojnë si ruajtës vlere, janë të luhatshme dhe nuk kanë një normë stabël të kursit të këmbimit”, tha ajo, Transmeton Telegrafi.
Megjithatë kishte një dakordësi në panel për të ardhmen e parasë fizike, që do të jetë shumë ndryshe nga ç’është tani.
Shiller vlerësoi përdorimin e Kilit të “Unidad de Formento”, një njësi stabël e këmbimit dhe shtoi se çdo vend duhet ta adaptojë.
“Paraja fizike ka dalur nga moda në Suedi“, tha zëvendësguvernatorja e Riksbank, duke përmendur tranzicionin drejt kronës elektronike në të ardhmen. /Telegrafi/