Telegrafi

Fituesi i një Oscari, Ennio Morricone: Kurrë nuk kam thënë se janë plehra veprat e Quentin Tarantinos

Kompozitori Ennio Morricone, i cili në vitin 2016 fitoi një Oscar në saje të vijës melodike të filmit “The Hateful Eight”, ka mohuar se e ka kritikuar regjisorin amerikan, Quentin Tarantino.

Artisti italian ka përgënjeshtruar zërat se kishte thënë fjalë jo të mira për regjisorin e mirënjohur dhe e kishte rënduar në jetën profesionale.

“Unë kurrë nuk dhashë një intervistë për Playboy, Tarantino dhe nuk e kam quajtur hipokrit. Sigurisht nuk mendoj se filmat e tij janë plehra”, tha kompozitori.

Kjo është arsyeja pse ai njoftoi se do të padisë revistën e përmendur. Edicioni gjerman i revistës botoi një intervistë me ekipin e kompozitorit në të cilën dyshohet se ka thënë se Tarantino “horr” dhe se ka vjedh idetë e të tjerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk mund të krahasohet me emrat e mëdhenj të Hollivudit si John Huston, Alfred Hitchcock dhe Billy Wilder. Ata ishin të mëdha. Tarantino vetëm po rikrijon filmat tashmë që i kemi parë”, thuhet të ketë thënë Morricone.

Morricone gjithashtu deklaroi se shumë i pëlqen të punojë me Tarantinon dhe se e sheh atë si një personalitet të guximshëm dhe të madh.

“Falë bashkëpunimit tonë, kam marrë një Oscar, i cili sigurisht është një nga njohjet më të mëdha në karrierën time”, shtoi kompozitori. /Telegrafi/