Telegrafi

Fituesi në Pennsylvania mund të mësohet sonte

Kathy Boockvar, Sekretare e Shtetit të Pennsylvania, ka deklaruar për CNN se fituesi i këtij shteti mund të bëhet i ditur sonte.

Kanë mbetur edhe 550 mijë vota për t’u numëruar, por zyrtarët e komisionit zgjedhor kanë bërë të ditur se ato mund të përfundojnë së numëruari sonte, transmeton Telegrafi.

Boockvar gjithashtu tha se beteja ligjore e Donald Trump për mos numërimin e votave me postë që kanë arritur pas 3 nëntorit – më saktësisht deri të premten, nuk do të bëjnë ndonjë diferencë të madhe.

Kujtojmë që Trump nuk mund të fitojë pa Pennsylvanian, ku janë 20 vota elektorale. E avantazhi i tij në këtë shtet është tkurrur nga 618 sa ishte në mëngjes në 111 mijë. /Telegrafi/