Site icon Telegrafi

Fituesi i Kupës do të shpërblehet me 10 mijë euro

Në këto dy vite ky trofe do të emërohet Digitalb Kupa e Kosovës. Ndërkaq, drejtori i Digitalb për Kosovë, Jonader Bejo, ka thënë: “Duke parë ecurinë e mirë në Raiffeisen Superligë dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm e mikpritjen e klubeve për kompaninë tonë, vendosëm ta thellojmë bashkëpunimin dhe falënderojmë z. Vokrri që na e mundësoi që ky trofe të quhet Digitalb Kupa e Kosovës”.

Kompania Digialb si një kompani e fuqishme mediatike do të mbështesë FFK-në, veçmas në këtë kohë kur është në prag të pranimit në mekanizmat ndërkombëtar.

Në vazhdim kryetari i FFK-së Fadil Vokrri i njoftoi gazetarët se nga data 11 qershor deri më 16 qershor përfaqësuesja e Kosovës U-21 do të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar miqësor në Valis të Zvicrës, ku pritet të marrin pjesë Brazili, Gana, Egjipti dhe Kosova. Ky turne njihet si “Kupa e Valisit”.

“Ftesa ka ardhur nga kompania që merret me aranzhime të tilla ‘Match World’ dhe ne ju kemi përgjigjur pozitivisht ndaj edhe i kemi nisur përgatitjet për pjesëmarrje”, ka thënë Vokrri. /Telegrafi/ 

Exit mobile version