Telegrafi

Fituesi i Grammy Awards po vjen në Prishtinë! (Foto)

Një lajm i madh për adhuruesit e muzikës. Fituesi i Grammy Awards dhe ish anëtari i DeepDish, Dubfire po vjen në Prishtinë. Për ardhjen dhe performancën e tij është caktuar edhe data edhe vendi.

Ali Shirazinia por me emrin e famshëm artistik, Dubfire, është DJ dhe producent i famshëm amerikan me origjinë iraniane, i cili po vjen në Prishtinë, përkatësisht në Zone Club, të premten, më 30 tetor.

Dubfire njihet për zhanrin house dhe techno, që është një rrymë megjithatë e dallueshme nga muzika që e bënte sa ishte pjesë e DeepDish, kur bënte progressive house.

Para fillimit të karrierës së tij si solo artist, Dubfire ishte gjysma e bendit të famshëm botëror DeepDish, i cili ishte i nominuar katër herë për Grammy Awards, çmim të cilin ata e fituan në vitin 2002.

Në mesin e çmimeve të shumta që Dubfire ka marrë në karrierën e tij janë edhe medaljet sikurse Top 10 në Resident Advisor 100 Most Charted Records of 2007, International DJ Magazine’s Player of the Year në vitin 2008, Beatport “Best Minimal Artist dhe “Best Techno Artist” në 2008 dhe 2009.