Telegrafi

Fituesi i “Festivalit Europian 2017” i “vendosin një zemër artificiale”

Portugal's Salvador Sobral performs the song "Amar Pelos Dois" during the Eurovision Song Contest 2017 Grand Final at the International Exhi-bition Centre in Kiev, Ukraine, May 13, 2017. REUTERS/Gleb Garanich

Vazhdon periudha e vështirë për Salvador Sobral.

Fituesi i “Eurovizion 2017” është shtruar në spital prej më shumë se një muaji, në Lisbonë.

Ai vuan nga probleme të rënda në zemër. Siç raporton shtypi portugez, artistin e kanë lidhur me një “zemër artificiale”.

Kjo e fundit është një lloj makinerie që kryen funksionin e zemrës, ndërsa pritet të bëhet transplanti.

Bëhet fjalë për një zgjidhje të përkohshme që të mos përkeqësohet edhe më tej gjendja, derisa të gjendet një zemër.

Sobral u shtrua në spital më 20 shtator, në terapi intensive, për shkak të një patologjie kardiake nga e cila vuan prej kohësh. /revistawho.com/