Site icon Telegrafi

Fituesi i Eurovisionit nuk do t’i padisë ata që spekuluan për përdorim të kokainës

(Foto: Instagram/maneskinofficial)

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, rezultoi negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Pas fitores në Eurovision, në rrjete sociale qarkulloi një video ku dyshohej se ai kishte marrë lëndë narkotike, spekulim ky që u shua shumë shpejt – transmeton TCH.

Së fundmi, këngëtari është pyetur gjatë një interviste në mediat italiane, nëse mendon t’i padisë gazetarët francezë që spekuluan për të.

https://www.youtube.com/watch?v=wRLN34s2l7Y

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj”.

Lexo po ashtu Damiano David, ‘djali i keq’ i Eurovisionit – në shkollë ishte i bukur, i matur dhe serioz

“Por, tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, është përgjigjur ai.

Kujtojmë se Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rok “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total 524 pikë.

Exit mobile version