Site icon Telegrafi

Fituesi i Eurovisionit: Nuk jam unë hero kombëtar, por Cristiano Ronaldo

Për herë të parë në histori, Portugalia e ka fituar Festivalin e këngës ‘Eurovision Song Contest’ me anë të Salvador Sabral.

Kënga “Amar Pelos Dois” rrëmbeu 758 pikë për të dalë fituese në festivalin e muzikës që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

Lexo po ashtu Portugalia fiton Eurovisionin (Foto/Video)

Pas kthimit në vendlindje, në aeroportin e Lisbonës fituesin e kanë pritur bashkëkombësit e tij entuziastë. Madje, 27-vjeçarin e kanë quajtur edhe hero kombëtar.

“Nuk e di nëse jam hero kombëtar. Mendoj se hero i vërtetë është Cristiano Ronaldo”, është shprehur ai.

Kur është pyetur se pse vendosi të këndonte në gjuhën amtare, ai ka thënë se kishte dashur ta këndonte një këngë të bukur ashtu siç ishte – në portugalisht.

Më tej, Sabral ka thënë se dëshiron që njerëzit ta mbajnë mend si muzikant dhe jo vetëm si fitues i Eurovisionit. /Telegrafi/

Exit mobile version