Site icon Telegrafi

Fituesi i “Eurovisionit” bëhet me zemër të re (Foto/Video)

(Getty Images)

“Eurovision 2017” i solli për herë të parë fitoren shtetit të Portgalisë, me protagonist Salvador Sobral, i cili e fitoi këtë festival në maj me këngën “Amar Pelos Dois”.

Ai ka qenë mjaft i përfolur në media edhe lidhur me shëndetin e tij, i cili nuk ishte stabil, dhe si rrjedhojë, ai iu nënshtrua disa operacioneve.

Salvador Sobral (Getty Images)

Ka disa muaj që Salvador ka qenë i shtrirë në spital, shkak i disa problemeve me zemrën.

Ndërsa sot është bëri i ditur lajmi se fituesi i “Eurovision” është bërë me zemër të re, pas një pritje të gjatë disa mujore për transplaqntin e një zemre të re.

Salvador Sobral (Getty Images)

Ky lajm është bërë i fitur nga mediat portugeze, ndërsa pritet së shpejti që edhe vet këngëtari të dalë me një deklaratë lidhur me gjendjen e tij.

Ndryshe, 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, ndërsa ishte në pritje të një donatori, të cilin e gjeti së fundmi. /Telegrafi/

Exit mobile version