Telegrafi

Fituesi i Eurovisionit, Salvatore Sobral, në gjendje të rëndë shëndetësore (Foto)

Kompozitori portugez Salvador Sobral, ka fituar edicionin e 62-të dhe të fundit të Eurovizionit me këngën “Amar pelos dois”.

Ai me 16 shtator është shtruar me urgjencë në spitalin Santa Cruz në Lisbonë pas një problemi të rëndë me zemrën.

Këngëtari vuan prej kohësh nga probleme serioze të zemrës dhe pritet që të bëjë një transplant të saj. Sipas Tv7 Dias, Sobral është i lidhur me një makinë që e ndihmon atë në frymëmarrje dhe në rrahjet e zemrës.

Ai tashmë ndodhet nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e mjekëve dhe nuk e ka më rrezikun e ditës që erdhi me urgjencë në spital.

Performanca e Salvador Sobral me motrën e tij, Luisa, pasi u shpall fitues (Getty Images)

Sobral preku shumë njerëz edicionin e fundit të Eurovizionit që u mbajt në Kiev. Përveç tekstit të ëmbël ishte edhe historia personale e këngëtarit për problemet e tij me zemrën që e kushtëzuan atë edhe në provat e Eurovizionit ku nuk mori pjesë në të gjitha. Pas fitores ne skenë atij iu bashkua edhe e motra e cila e zëvendosi disa herë në prova. /Blitz/