Këngëtari dhe tekstshkruesi italian, Mahmood, pritet të vijë së shpejti në Kosovë.
Kjo pasi është konfirmuar pjesëmarrja e tij në festivalin “Sunny Hill”, i cili po bën rikthimin në gusht pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë.
Faqja zyrtare e festivalit bëri njoftimin me një postim të shpërndarë të Instagram.
“Artisti që po hedh në erë renditjen italiane dhe paragjykimet globale po na bashkohet këtë verë për të ofruar një performancë të bukur emocionale përmes tingujve dhe teksteve të tij unike”, thuhet në postim.
“Nuk është rastësi që hiti i italianit Mahmood përkthehet “Të dridhura”, pasi së fundmi bëri një dridhje të botës dhe ne jemi shumë gati për të”, vazhdon më tej postimi.
Alessandro Mahmoud (emri i vërtetë) u bë më i njohur pasi ka fituar dy herë Festivalin Muzikor të Sanremos, në vitin 2019 me këngën “Soldi” dhe në vitin 2022 përkrah me projektin “Brividi”.
Ai përfaqësoi sivjet Italinë në “Eurovision” bashkë me Blancon me bashkëpunimin e tyre “Brividi”.
Artistë të tjerë të konfirmuar deri më tani në “Sunny Hill” janë: Burak Yeter, Diplo, Aj Tracey dhe Skepta. /Telegrafi/