Site icon Telegrafi

Fituesi i çmimit Nobel, më 2014 kishte fyer shqiptarët e boshnjakët

Edhe profesori i medias në Universitetin e Adgerit në Norvegji, Kenneth Andresen, ka reaguar pasi shkrimtari austriak Peter Handke mori çmimin e Nobelit për Letërsi.

Përmes një shkrimi në Twitter, ku Andresen ka bashkangjitur edhe një video të vitit 2014, ku shihet Handke teksa fyen shqiptarët e boshnjakët.

“Më 2014, Peter Handke u takua me disa protestues, të mbijetuar nga Bosnja e Kosova në Oslo kur ai mori çmimin ‘Ibsen Prize’. Atyre u përgjigj: Vafshi në djall, aty ku tashmë jeni. Sot ai mori çmimin Nobel për Letërsi”, ka shkruar Andressen si përshkrim të videos.

Lexo po ashtu Fituesi i çmimit Nobel për Letërsi, kundërshtar i sulmeve të NATO-s dhe përkrahës i Millosheviqit – vijnë reagimet e para

Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi, njofton Telegrafi.

Ai njihet edhe për vizitat e shpeshta në Serbi, duke qenë duke qenë edhe një kundërshtar i ashpër i bombardimeve të NATO-s, si dhe një mbështetës i ishte kriminelit Slobodan Millosheviq.

Lexo po ashtu ASHAK-u reagon për ndarjen e çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin Handke

Ndërkaq, edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përmes një reagimi, kërkon nga Akademia Suedeze të anulohet ky vendim.

Exit mobile version