Telegrafi

Fituese e vërtetë e “Your Face Sounds Familiar” është Beatrix Ramosaj, gaboi kompjuteri! (Foto/Video)

Valon Shehu u shpall fitues i edicionit të tretë të spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, mirëpo këngëtari nuk është fituesi i vërtetë.

Moderatorja Alketa Vejsiu ka sqaruar përmes rrjeteve sociale se spektaklin e ka fituar Beatrix Ramosaj dhe ishte një gabim i kompjuterit në llogaritje që e nxori Valon Shehun fitues.

Lexo po ashtu Përfundon finalja e "Your Face Sounds Familiar", Valon Shehu shpallet fituesi

Ky është postimi i plotë i Alketës

Kur varesh nga teknologjia bëhen dhe gabime si ky që ndodhi sonte; në një transmetim direkt mund të ndodhin të gjitha.

Fituesja e patentës është në të vërtetë Beatriks Ramosaj sipas votimit të jurisë dhe konkurrentëve.

Kompjuteri nxori gabimisht në fund të programit, emrin e Valon Shehut si fitues (gjë qe nuk i ndryshon asgjë talentit dhe vokalit të rrallë të Valon Shehut). Flaka Krelani fiton çmimin e merituar të produksionit!

Tv Klan dhe Produksioni i kërkojnë ndjesë për këtë incident, fitueses së vërtetë dhe të merituar, Beatriks Ramosajt!

Falënderojme Valonin dhe Beatriksen për sportivitetin me të cili mirëkuptuan këtë situatë! Për Mediat; “Fiton edicionin e dytë të YFSF, Beatriks Ramosaj”!

Kompjuteri lajthit.

Urime të gjithë kastit të këngëtarëve për gjithçka dhanë në këtë edicion!

/Telegrafi/