Site icon Telegrafi

Fituan vetura Volvo duke shikuar vetëm në ekranin e telefonit, për një kohë shumë të gjatë (Foto)

Megjithatë, të gjithë shikojmë thuajse po aq gjatë në ekranin e telefonit dhe nuk po fitojmë ndonjë veturë

Përfundoi edhe Super Bowl, për të cilin prodhuesit e ndryshëm kanë dhënë miliona dollarë, vetëm për disa sekonda transmetim në kohën e reklamave, transmeton Telegrafi.

Derisa shumë njerëz e pritnin këtë aktivitet sportiv, shumë të tjerë nuk e njohin aq sa duhet futbollin amerikan dhe më shumë ishin të interesuar për paraqitjet muzikore dhe kreativitetin e reklamave.

Volvo është kujdesur pikërisht për këtë kategori të njerëzve, duke iu dhuruar veturë për atë që shikon më së gjatë në ekranin e telefonit dhe ndjek të aplikacion, duke mos e përcjell ‘sportin më të popullarizuar në botë”.

Mbi 40 mijë persona u bënë pjesë e fushatës “The Longest Drive” megjithatë, ka pasur vetëm tre fitues.

I pari që fitoi, i la shumë pas konkurrentët duke mos shikuar anash për nëntë orë, 47 minuta e 42 sekonda. Më larg ishte i dyti, që shikoi në ekran për shtatë orë e 46 minuta e 25 sekonda, derisa i tretë e zuri tjetri me shtatë orë, 37 minuta dhe 51 sekonda.

Që të tre do të fitojnë nga një Volvo S60, me garanci prej dy vitesh, sigurim dhe transport të siguruar nga kompania suedeze. /Telegrafi/

Exit mobile version