Lucy dhe Annie Dixon nga Solihull i Anglisë, është dashur të presin për një kohë që të marrin 350 mijë eurot e fituara në lotari, sepse e kishin shqyer tiketën.
Gruaja 48-vjeçare dhe motra saj tetë vite më e re, ishin gëzuar aq shumë që nisën të kërcejnë dhe të luajnë, kur papritmas e grisën dëshminë se janë fituese, transmeton Telegrafi.
Verifikimi se gjithçka është në rregull ka marrë kohë, sepse nevojiten kontrolle të hollësishme.
“Ishte një pritje e vështirë, më dukej sikur dikush po i mbante paratë tona. Në fakt, fajin e kishim vet”, ka thënë Anne lidhur me rastin.
Mirëpo, pasi iu janë dhënë të hollat, ata janë gëzuar dhe kanë lënë prapa eksperiencën e keqe. /Telegrafi/