Telegrafi

Fituan 130 mijë dollarë, por thonë se ishin “mashtruar” nga spektakli – interesant se si e argumentojnë këtë! (Video)

Çifti që kanë fituar 130 mijë dollarë tregojnë se nuk e kishin idenë se ata do të pranonin një telefonatë përmes së cilës atyre do tu “ndryshonte jeta” – por ky nuk është shqetësimi i tyre.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Josh dhe Diane Huxley nga Halekulani, në bregdetin qendror të New South Wales, Australi, sapo ishin zgjuar pak para orës 8 të mëngjesit kur ra telefoni i tyre.

Përmes kësaj telefonate, ata ishin njoftuar se veçse ishin fitues të shpërblimit të një spektakli televiziv prej 130 mijë dollarësh.

Por çfarë u ka bërë përshtypje atyre është fakti se vetëm disa sekonda pasi kishin pranuar telefonatën, një ekip i kamerave ishin gjendur në dhomën e qëndrimit ditor të tyre për të kapur reagimin e tyre.

Kjo ka bërë që, përveçse tyre, edhe shumë të tjerë, të ngrenë shqetësimin nëse fituesit e kësaj loje ishin të para-përcaktuar, duke e konsideruar edhe spektaklin si një “mashtrim”. /Telegrafi/