Site icon Telegrafi

“Fituam me meritë, por kemi mundur të shënojmë më shumë gola” – Foda flet pas ndeshjes me Islandën 

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka deklaruar se Kosova luajti mirë dhe e meritoi fitoren ndaj Islandës. 

Ai ka shtuar se ndryshimet e bëra në pjesë të dytë patën efekt, por nënvizoi se Kosova pati raste të shënonte më tepër gola. 

“Në 15 minutat e para të lojës luajtëm mirë dhe kaluam me meritë në epërsi. Por më pas e humbëm kontrollin e lojës pak. Nuk funksionoi ashtu si mendova në fillim”.  

“Pas pjesës së parë kemi bërë disa ndryshime. Kemi ndryshuar edhe sistemin e lojës. Jam i lumtur me pjesën e dytë dhe jam i kënaqur me gjithë ekipin”.  

“I kishim mundësitë që të shënonim më shumë gola, por Islandës patjetër që i duhet fitorja. Nëse vazhdojmë me lojën e njëjtë si në pjesën e dytë do të jetë e vështirë për Islandën, ndërsa ne synojmë Ligën B”, ka deklaruar Foda. 

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Islandë: Nga Muric te Rrahmani, Rexhbeçaj e Muriqi – yje e Dardanëve që shkëlqyen 

Në fund, Kosova fitoi 2-1, duke mar një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese që zhvillohet të dielën në Murica të Spanjës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version