Telegrafi

Fitosterolet dhe acidet ω-3

Shkencëtarët austriakë kanë testuar ndikimin e kombinimit të këtyre dy substancave te 60 pacientë me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak).

Kombinimi i fitosteroleve (2 g/ditë) dhe acideve omega-3-yndyrore (1.4 g/ditë) është treguar shumë efikas.

Pas tri javësh niveli i përgjithshëm i LDL-kolesterolit (“kolesterolit të keq”) ka qenë më i ulët për 13 %, ndërsa vlerat e HDL-kolesterolit (“kolesterolit të mirë”) janë ngritur për 9%.