Kombëtarja e Shqipërisë do ta luaj ndeshjen e tretë në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë do të ndeshen në udhëtim me Izraelin, skuadër që e mposhtën në xhiron e parë të grupit.
Në dy ndeshjet e para, Kombëtarja shqiptare ka marrë tri pikë, duke shënuar fitore në Elbasan Arena 1-0 ndaj Izraelit dhe duke humbur 2-0 në udhëtim te Skocia.
Tani fitorja vlen shumë, vlen për të dalë në pozitën e parë në grup dhe për këtë janë të vetëdijshëm futbollistët tanë.
Ishte goli i Taulant Xhakës që vendosi ndeshjen e muajit të kaluar, i shënuar në pjesën e dytë nga një goditje e fuqishme e mesfushorit.
Kjo cilësohet si ndeshja e vitit për Shqipërinë, pasi fitorja do t’i dërgonte kuqezinjtë në krye të Grupit 1 në Ligën C.
Në anën tjetër edhe Izraeli ka tri pikë aq sa Shqipëria, pasi ka humbur në Elbasan dhe ka triumfuar me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Skocisë.
Ndeshja mes Izraelit dhe Shqipërisë zhvillohet Toto Turner Stadium në Beer Sheva nga ora 20:45 dhe gjykohet nga gjyqtari italian Mazzoleni. /Telegrafi/