Telegrafi

Fitorja i vetmi opsion i Arsenalit ndaj Southamptonit, formacionet bazë

Arsenali është mysafir i Southamptonit për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur nga java e 26-të e Ligës Premier.

Topçinjtë kanë nevojë për tri pikët në mënyrë që të shpresojnë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht skuadra e Arsene Wenger është në vend të gjashtë në tabelë dhe me fitore eventuale do ta kalonte Manchester Unitedin (në vend të pestë) dhe do t’i afrohej me tri pikë Manchester Cityt që mban pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Formacioni startues i Southamptonit: Forster; Cedric, Stephens, Yoshida, Bertrand; Romeu, Davis; Ward-Prowse, Tadic, Redmond; Gabbiadini.

Formacioni startues i Arsenalit: Cech; Holding, Mustafi, Monreal; Oxlade-Chamberlain, Ramsey, Xhaka, Gibbs; Ozil, Sanchez; Welbeck.

/Telegrafi/