Telegrafi

Fitorja rrëfen se si Hetem Ramadani ia kishte ndryshuar jetën: Nëna donte të ma jepte veshkën

Mjeku i mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, i cili është i orientuar drejt një mënyre të shëndetshme jetese jo vetëm të shëndetit fizik por edhe atij shpirtëror dhe emocional, ka folur për shërimin e një pacienteje me “Lupus erythematosus”.

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, në televizionin publik, ka thënë se me këshillat e tij ka arritur të shërojë pacienten nga Peja, Fitore Zyhranin.

Ndërkaq, Fitorja ka treguar se para se ta takonte Ramadanin, nëna e saj, kishte vendosur t’ia jepte veshkën.

“Shumë mirë po nihna, falë doktorit, Hetem Ramadani dhe Zotit jam teper mirë. Sot jam këtu me juve dhe muj me ecë, se normal më herët para se me u taku me mjekun nuk kam mujtë me ecë. Kam qëndru çdoherë shtrirë. Ka qenë sfida e fundit, se gati jam kanë duke ra në dializë. Mami ka deshtë me ma jep veshkën. Kemi shku të mjeku, i kemi ba analizat  edhe unë edhe mami, dhe prej aty menjeherë kam shku të doktori, Hetem Ramadani. Më ka thënë nëse dua që mami të ma jep veshkën apo të vazhdohet me këshillat e tij. I kam thënë dua të vazhdoj me ty se kam besim në ty…”, ka rrëfyer Fitorja, njofton Telegrafi.

Tutje në emision ka treguar edhe për barnat që i kishte përdorur më herët me dhjetra, e që sipas saj pasi po trajtohet nga Hetem Ramadani, tani më asnjë nga to nuk i përdor.

Për me shumë ndiqeni intervistën nga minuta e 32-të.