Telegrafi

Fitorja objektiv i Interit në udhëtim te Empoli – formacionet startuese

Interi është mysafir i Empolit në Stadio Carlo Castellani, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së dhjetë në Serie A.

Pas barazimit në Derby d’Italia kundër Juventusit, Nerazzurrët janë të interesuar të kthehen te fitorja.

Empoli pozicionohet në mes të tabelës me 12 pikë të arkëtuara nga katër fitore dhe pesë humbje.

Trajnerët Aurelio Andreazzoli dhe Massimiliano Farris (në mungesë të Simone Inzaghit të suspenduar) i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.

Te Empoli nga minuta e parë luajnë shqiptarët Nedim Bajrami dhe Ardian Ismjali.


Formacioni startues i Empolit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Gagliardini, Dimarco; Lautaro Martínez, Alexis Sanchez.

Formacioni startues i Interit: Vicario; Stojanovic, Luperto, Ismajli, Parisi; Zurkowski, Ricci, Bandinelli; Bajrami; Cutrone, Pinamonti


/Telegrafi/