Telegrafi

Fitorja në Ligën e Kampionëve, Roma do të fitojë miliona euro nga Liverpooli

Titullit të kampionit të Evropës të fituar prej Liverpoolit i është gëzuar edhe skuadra e Romës.

Epoka e re e The Reds ka filluar të ndërtohet me ardhjen e Mohammed Salahut dhe u kurorëzua me portierin, Alisson Beckerin.

Anglezët për këtë dyshe kanë paguar në total 114.5 milionë euro (42 për Salahun dhe 72.5 për Beckerin), megjithatë, kjo nuk është e tëra që kanë fituar romakët.

Kur ata ishin shitur, menazhmenti i Romës i kishte vendosur një klauzolë klubit të Liverpoolit edhe sa i përket titullit të kampionit të Evropës. Më saktësisht, një shtesë prej 4.5 milionë eurove për të dy lojtarët.

Në fund, klubit anglez do t’i kushtojnë 119 milionë euro, që është 26 milionë më pak se ata që fituan vetëm në shitjen e Philippe Coutinhos te Barcelona (145 milionë euro).

Ndryshe, Salah dhe Becker janë ndër më meritorët për titullin për tillin e më të mirit të kampionit evropian si dhe rekord pikësh, 97 sosh në Ligën Premier. /Telegrafi/