Në Informatorin e fundit të botuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bashkimi është gjobitur me 800 euro në këtë ndeshje.
Së pari 500 euro janë shqiptuar nga Komesari i Garave për shkak të mosrespektimit të rregullores për lojtarët e rinj. Sipas rregullores, çdo ekip duhet t’i jap 15 minuta mundësi një lojtari nën 18 vjeç në ndeshje të Superligës, Bashkimi këtë nuk e bëri në këtë ndeshje.
Më pas, përfaqësuesi zyrtar i ekipit, Arlind Kaçaniku dhe udhëheqësi teknik Shpend Bajrami janë gjobitur me nga një gabim teknik – që i janë regjistruar trajnerit Petar Mijovic – e këto kushtojnë bashkë 300 euro.
Pra, në total fitorja e madhe kushtoi 800 euro për ekipin portokallezi.