Telegrafi

Fitorja ndaj Drenicës, rrit gjasat e Trepçës ’89 për mbijetesë

(Foto: Screenshot/SuperSport)

Fitorja e Trepçës ’89 në udhëtim te Drenica, i ka dhënë shpresë kësaj skuadre për mbijetesë.

Ndërkohë që po vazhdon luftën për mbijetesë, skuadra e Shpëtim Idrizit fitoi me rezultat 4-2 për të shpresuar që të mbetet në elitën e futbollit të Kosovës.

Trajneri ka thënë se lojtarët e tij ishin të përgatitur për këtë sfidë dhe në këtë mënyrë arritën të fitonin si mysafirë.

Lexo po ashtu Trepça '89 fiton me shumë spektakël në udhëtim te Drencia

Sipas tij, fitorja ndaj Drenicës pos gjasave e ka shtuar edhe motivimin te skuadrës për të tentuar deri në fund që ta sigurojë mbijetesën.

Me 31 pikë të arkëtuara, Trepça ’89 ndodhet akoma në zonën e rrezikut, ndërsa është vetëm katër pikë larg vendin që e mban në Superligë. /Telegrafi/