Alain Giresse debutoi me Kosovës si përzgjedhës, në ndeshjen që të besuarit e tij shënuan pesë herë ndaj Burkina Fasos.
Edhe pse një ndeshje miqësore, Kosova zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, ku u tregua mjaftë efikase.
KJo ishte fitorja më e thellë e Kosovës e arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi 5-0 nuk kishte fituar asnjëherë, shkruan Telegrafi.
Dardanët kishin fituar më parë ndaj Azerbajxhanit me rezultat 4-0, njëjtë sikurse që kishin bërë edhe ndaj Lituanisë. Tjetër fitore e thellë në shtëpi ishte ajo me San Marinon e fituar 4-1.
Edhe në epokën e Bernard Challandes, kishim fituar një herë me rezultat 5-0, por si mysafir ndaj Maltës.
Fitorja e djeshme ishte fitorja e parë e Kosovës pas katër humbjeve dhe dy barazimeve.
Edhe Giresse i lumtur me fitoren e lartë
Alain Giresse u shfaqi i lumtur më paraqitjen e djelmoshave dhe me fitoren e thellë, që edhe për të ishte më e larta në karrierën si trajner, pasi asnjëherë nuk kishte fituar 5-0.
“Është e rëndësishme ta filloj karrierën time te Kosova me fitore. Jemi paraqitur me ekip ndryshe”.
“Shumë me rëndësi për mua që është arritur fitorja më e lartë ndonjëherë në “Fadil Vokrri”. Qëllimi ishte për t’i kënaqur shikuesit. Me këtë fitore besoj se janë të kënaqur”.
“Jam shumë I kënaqur me lojtarët, sidomos për Lumbardh Dellovën, i cili vjen nga liga e Kosovës”, kishte thënë Giresse pas ndeshjes.
Ndeshjen e radhës Dardanët e zhvillojnë më 29 mars kundër Zvicrës në Cyrih. /Telegrafi/