Telegrafi

Fitorja ndaj Breazeale e pasuroi edhe më shumë Wilderin – mësoni shumën e parave që ka fituar ai dhe kundërshtari i tij

Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Deontay Wilder mposhti Dominic Breazeale në New York në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, por sa para fitoi ai nga ky meç?

Boksieri amerikan i njohur si ‘Bombarduesi i Bronztë” e ka nokautuar Breazealen që në raundin e parë.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda vetëm dy minutave përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.

Lexo po ashtu I mjaftojnë dy minuta, Wilder e nokauton Dominic Breazealen që në raundin e parë

Kjo fitore e Wilder nuk pati vetëm vlerën e mbrojtjes së titullit të WBC-së, por ishte e mirë edhe në aspektin financiar për amerikanin.

Wilder me titullin e WBC-së (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Sipas Dan Rafael të rrjetit të madh televiziv ESPN, Wilder do të fitojë shumë më tepër se homologu nga kjo përballje.

Pas kësaj fitore, Wilder thuhet se ka futur në xhepin e tij plot 9.5 milionë funte apo rreth 11 milionë euro.

Lexo po ashtu Wilder: Rimeçi ndaj Furyt dhe dueli madh ndaj Joshuas, do të ndodhin

Breazeale, ndërkohë, do nga kjo përballje do të fitojë vetëm 1.2 milion funte apo 1.4 milion euro.

Wilder thuhet se për luftën ndaj Anthony Joshuan po kërkon shumë më tepër, një fitim prej 100 milionësh. /Telegrafi/