Telegrafi

Fitorja ndaj Arsenalit e fut Bayernin në histori të Ligës së Kampionëve (Foto)

Bayern Munich është ekipi i parë në historinë e Ligës se Kampionëve, që ka realizuar 16 fitore radhazi në fushën e vet.

Fitorja e së mërkurës mbrëma ndaj Arsenalit me rezultat 5-1 ia ka shtuar rekordet skuadrës së madhe gjermane, Bayern Munich.

Lexo po ashtu Bayerni nëpërkëmb Arsenalin, me një hap në çerekfinale (Video)

Kjo pasi, bavarezët janë bërë ekipi i parë në histori të Ligës së Kampionëve që kanë arritur të shënojnë 16 fitore radhazi si vendas, transmeton Telegrafi.

Pikërisht ndaj Arsenalit janë shënuar dy nga këto 16 fitore, dhe që të dyja me të njëjtin rezultat 5-1, ndërsa fitore tjera të thella në fushën e tyre kanë arritur edhe ndaj Shakhtar Donetsk (7-0), FC Porto (6-1), Dinamo Bukuresht (5-0) dhe Rostov (5-0).

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Ylli i Kosovës po ndiqet nga Bayerni, gati oferta e lartë për të

Bayern Munich ka shënuar 53 gola në këto 16 fitore, duke pësuar vetëm tetë gola, ndërsa humbja e fundit si vendas ka qenë me 29 prill 2014 me rezultatin 4-0 përballë Real Madrid në gjysmëfinale. /Telegrafi/