Telegrafi

Fitorja i regjistrohet Trepçës

Këtë vendim e ka marrë të mërkurën Komisioni i Garave në FFK, pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat nga personat zyrtarë në ndeshjen Kosova (V)-Trepça, si dhe duke u bazuar në regjistrimet televizive.

“Konform nenit 49 të Propozicioneve të Garave lidhur me nenin 58 të Rregullores së Garave, ndeshja e ndërprerë Kosova (V) – Trepça, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Trepçës. Ndërkohë inicime disiplinore janë ndërmarrë ndaj: KF Kosova, anëtarit të kryesisë së këtij klubi, Abdylaziz Hoxha, ndaj KF Trepça dhe ndaj portierit të këtij klubit, Suad Përtinac”, thuhet në një fragment të deklaratës së Komisionit të Garave.

Ndërkohë për shkak të festës së Bajramit, Komisioni i Garave ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e javës së shtatë të zhvillohen ditën e shtunë. /rtk/telegrafi/