Telegrafi

Fitorja e West Hamit eliminon nga liga Portsmouthin

Sulmuesi brazilian shënoi një gol të vonshëm në barazim 2-2 ndaj Evertonit dhe u dëshmua edhe një herë vendimtar pasi pranoi një top me kokë nga Carlton Cole për ta dërguar prapa rrjetës së portierit Craig Gordon.

Fitorja ishte shumë e vlefshme për West Hamin, që ngjitet në pozitën e 16-të të tabelës, pas fitores dhe katër pikë mbi zonën e rrezikut, pasi Burnley më herët mposhti Hull Cityn me rezultat 4-1.

Ndërkohë Portsmouth tashmë nuk ka asnjë gjasë për të mbijetuar në Ligë, derisa përgatitet të përballet me Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës FA.

Për West Hamin gjatë gjithë lojës luaji mitrovicasi Valon Behrami, derisa kapiteni Lorik Cana i mungoi Sunderlandit për shkak të një lëndimi./Telegrafi/