Telegrafi

Fitorja e thellë e Chelseat përballë Evertonit zbehet nga zënka e lojtarëve për një penallti

Chelsea ka triumfuar 6-0 përballë Evertonit në kuadër të javës së 33-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 13 minutash lojë, Cole Palmer realizoi për 1-0, duke e hapur edhe më shumë lojën e dy skuadrave.

Anglezi nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin pas vetëm pesë minutash, kur përfitoi nga një top i kthyer.

Lexo po ashtu Me një gol nga gjysma e fushës dhe brenda 29 minutash - Palmer kompleton het-trikun e tij

Palmer kompletoi het-trikun e tij në minutën e 29-të, kur përfitoi nga një gabim i Jordan Pickford, duke realizuar nga gjysma e fushës.

Pjesën e parë e mbylli me gol edhe Nicolas Jackson, kur realizoi për 4-0 në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga Blutë, por që një skenë e shëmtuar u shfaq te goli i pestë.

Fillimisht, Cole Palmer u rrëzua në zonë, e më pas edhe Noni Madueke, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për Chelsean.

Por, më pas filloi skena e shëmtuar nga Madueke, Palmer dhe Nicolas Jackson, me treshen që kërkonin topin për ta ekzekutuar penalltinë.

Aty ndërhyri kapiteni Conor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kalioi te Palmer (64’), që realizoi për 5-0, me golin e tij të katërt personal në këtë ndeshje.

Alfie Gilchrist (90+1′) realizoi golin e parë në karrierë si profesionist, për rezultatin 6-0 dhe final në këtë fitore të thellë të Chelseat.

Me këtë fitore, Chelsea ka arkëtuar 47 pikë, dhe gjendet në vendin e nëntë, ndërsa në xhiron e 34-të do të luajnë kundër Arsenalit, por fillimisht përballen me Manchester Cityn në FA Cup. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore