Liverpooli ka marrë fitoren e tetë radhazi në Ligën Premier, teksa para tifozëve të vet ka mposhtur Watfordin 2-0.
Lideri aktual i Ligës Premier zhvilloi një ndeshje të mençur duke e kontrolluar atë tërësisht.
The Reds golin e gjetën në minutën e 38-të kur Mohamed Salah u shërbye mirë nga Sadio Mane dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para.
Liverpool arriti të shënonte gol me Sadio Manen pas asistimit të Shaqirit në minutën e 50-të, por goli i senegalezit u anulua për disa milimetra pas konsultimit të gjyqtarit me VAR.
Watford bëri një ndeshje të bukur duke krijuar disa raste shënimi, por që në portë ishte Alisson duke bërë pritje të jashtëzakonshme.
Teksa londinezët po kërkonin golin e barazimit, Liverpool shënoi edhe njëherë me Mohamed Salah për rezultatin përfundimtar 2-0 në minutën e fundit.
Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon të mbetet në krye të renditjes me 49 pikë, 11 më shumë se përcjellësi më i afërt Leicester City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
E pikërisht xhiron e ardhshme The Reds e zhvillojnë në udhëtim te Leicesteri. /Telegrafi/
Right foot
Top cornerWorld Class goal for a World Class player #Salah
Mané with the assist ?#LFC pic.twitter.com/oZK0FebcQK
— Gas….. (@GasLFC) December 14, 2019
#LIVWAT #Salah flick #LiverpoolFC pic.twitter.com/8ENc1Y7iFZ
— Max Power (@Max_Power__123) December 14, 2019