Golden State Warriors ka treguar shenja se nuk e ka ndërmend që të ndalet, pasi ka mposhtur lehtësisht Minnesota Timberwolves me rezultat 116-99.
Takimi u karakterizua me lojë të fortë nga vendasit të cilët kishin epërsinë për tri fraksione të lojës, por se mysafirët nga Minnesota mbetën në lojë duke rrezikuar kundërshtarët.
Në çerekun e fundit ndodhi shpërthimi dhe u krijua distanca mes dy ekipeve.
Kevin Durant arriti 33 pikë e 13 kërcime, i ndihmuar nga Stephen Curry me 28 pikë dhe Klay Thompson me 22 pikë.
Washingtoni në shtëpi u demolua me rezultat 134-111, në sfidën ku u rikthye Dwight Howard këtë sezon për të performuar.
Edhe pse qendra u kthye, OKC ishin të pandalshëm me Ëestbrook që shënoi 23 pikë dhe Grant 22 pikë, e Adams me 15 pikë.
Pas ndeshjeve të para Golden State gozhdon pozitën e parë me 9 fitore dhe vetëm një humbje, kurse Oklahoma përmirësohet me fitoren e katërt në vendin e nëntë.
/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=amof3NSS1DY