Telegrafi

Fitorja e dytë e KB Feronikelit, mposht Lipjanin

Feronikeli e ka regjistruar fitoren e dytë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Lipjanin me rezultat 89-84.

Çereku i parë ishte shumë i ngushtë, ndërsa një pikë më shumë në këtë pjesëlojë e shënuan basketbollistët e Lipjanit (19:20).

Dhjetëminutëshi i dytë ishte i barabartë (24:24), ashtu që skuadrat shkuan në pushim me një pikë diferencë.

Feronikeli u kthyer për t’i shënuar tri pikë më shumë në fraksionin e tretë (27:24) dhe po aq më shumë në çerekun e katërt (19:16) duke dalë fitues në fund.

Në këtë mënyrë, kjo skuadër iu gëzua fitores së dytë (derisa numëron katër humbje), ndërsa Lipjani akoma nuk di për fitore dhe i ka humbur plot gjashtë ndeshje. /Telegrafi/