Site icon Telegrafi

Fitorja e Kosovës inkurajon MKRS-në që të punojë më shumë për sportin

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores së sotme ndaj Ishujve Faroe, tashmë pas pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Ministri Shala e vlerëson paraqitjen dhe lojën që ka zhvilluar përfaqësuesja e Kosovës, dhe sipas tij kjo dëshmon cilësinë që posedon Kosova si vend, me shumë sportistë të talentuar.

“Qeveria e Kosovës, veçanërisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po punon me përkushtim që të ofrojë kushtet që sportistët të kenë mundësinë të përfaqësohen në mënyrë sa më cilësore dhe konkurruese në nivel botëror. Fitorja e sotme e Kosovës është një inkurajim për MKRS-në por edhe për institucionet e sportit në përgjithësi të punojnë dhe të angazhohemi e të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare sportive”, citohet të ketë thënë Shala.

Exit mobile version