Site icon Telegrafi

Fitorja e këngës që flet për deportimin e tatarëve, nxit reagimin e rusëve

Fitorja e Ukrainës në Festivalin e këngës Eurovision, ka nxitur reagime të shumta të rusëve, të cilët triumfin e Jamalas e quajtën politik.

Me këngën “1944”, këngëtarja tatare e Krimesë, kujton deportimin e popullit të saj nga autoritetet sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përfaqësuesja nga Ukraina mposhti pikërisht konkurrentin rus, Sergey Lazarev, i cili doli në vendin e tretë, ndonëse konsiderohej si favoriti kryesor për këtë vit – shkruan AFP, transmeton KP.

Rusia, e cila ka aneksuar Krimenë në mars të vitit 2014, kishte protestuar kundër pjesëmarrjes së Ukrainës në këtë festival.

Exit mobile version