Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini i Klinës.
Skuadra e udhëhequr nga Bekim Isufi ka triumfuar si mysafir i ekipit nga Klina me rezultat minimal 0-1.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën futboll më sulmues për të kërkuar golin e fitores.
Ferizaj e arriti një gjë të tillë, pasi në minutën e 85-të gjetën golin e fitores me anë të Edon Sadriut.
Kësisoj për Ferizajn kjo ishte fitorja e dytë në këtë kampionat dhe që të dyja i mori jashtë fushës së vet.
Pas kësaj fitore Ferizaj zë pozitën e gjashtë në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Dukagjini mbetet e fundit me vetëm një pikë.
Ndeshjen e radhës Dukagjini përsëri do ta luaj në shtëpi, ku pret kampionin në fuqi Feronikelin.
Në anën tjetër Ferizaj do të luaj para adhuruesve të vet përballë Drenicës. /Telegrafi/