Telegrafi

Fitorja e 50-të në karrierë, fjalët e Robin Krasniqit pas triumfit të sotëm

Robin Haxhi Krasniqi ka marr fitoren e 50-të në karrierën e tij në boksin profesionist ndaj çekut Stanislas Eschner.

Në meçin e zhvilluar sonte, Krasniqi ka dalur fitimtar në rundin e gjashtë, ku gjyqtari ndërhyri për ta ndërprë meçin.

Pas ndeshjes, Robin Krasniqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren e arritur.

“Dua t’i falënderoj të gjithë. U vërejt uria ime për luftë, por dua t’i mbetem besnik qëllimit tim. Ka ende shumë për të dhënë dhe mezi po e pres atë moment”.

“Falënderoj trajnerin për ndihmën e madhe që ma ka dhënë. Kushdo që do të jetë në radhë, unë jam gati. Faleminderit tifozëve anembanë botës për përkrahje”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh, ndërsa më parë ka qenë edhe kampion i Evropës.

Kjo ishte fitorja e tij e 50-të në boks, ndërsa ka edhe gjashtë humbje nga 56 meçe sa ka zhvilluar. /Telegrafi/