Peja nuk e ka pasur të vështirë përballë Trepçës në Karagaçi, ku ka regjistruar fitore me rezultat 85-61.
Vendasit nuk e nisën mirë sfidën, pasi shënuan vetëm 17 pikë, kundrejt 23 të mysafirëve.
Mirëpo, ata u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të shënuar 22 pikë, ndërsa vizitorët shënuan shtatë sosh, ashtu që pjesa e parë përfundoi me rezultat 39-30.
Pejanët vazhduan të luanin më mirë edhe në çerekët e mbetur (23:11 dhe 23:20), për ta mbyllur sfidën me 24 pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e 17-të e liderit në këtë edicion që numëron 35 pikë, katër më shumë se Sigal Prishtina që është në vend të dytë. /Telegrafi/